Simptomë e re? Të infektuar me Covid-19 po përballen me rënien e flokëve
Që prej fillimit të pandemisë shumëdoktorë dhe ekspertë të njohur në të gjithë botën kanë zhvilluar studime mbi koronavirusin.
Çdo ditë ata zbulojnë simptoma tëreja që shfaq Covid-19. Së fundmi një infermiere, Juli Fisher e infektuar mëparë me koronavirus ka dalë në përfundimin se ky virus shoqërohet dhe me rëniene flokëve.
Sipas ekspertëve në AkademinëAmerikane të Dermatologjisë, rënien e flokëve mund ta sjellin shumë shkaktarëtë tjerë siç janë, mosha, gjenetika, pabarazitë hormonale, gjendjet e tjerashëndetësore dhe natyrisht dhe stresi. Ata shprehen se pacientët të infektuarme Covid-19 vuajnë dhe nga effluvium telogjen, një formë e përkohshme eshkaktuar nga një stres fizik ose emocional, ethet e larta, humbja e peshës, tëgjitha këto janë simptoma të zakonshme të virusit. Effluvium teologen përfshinrënien e flokëve në të gjithë kokën.
“Ky lloj i humbjes së flokëve është i lidhur dhe me sëmundjetë tjera të rënda, çregullime autoimune dhe njerëz që kanë goditje në zemër”, ka thënëGregory A.Polonia, i cili është ekspert i sëmundjeve infektive në Klinikën Mayo dhezëdhënës i Shoqatës se Sëmundjeve Infektive të Amerikës.
Gjithashtu eskpertët thonë se është e vështirë të kuptohet se pse disa pacientë që shërohen nga Covid-19 humbasin flokët dhedisa të tjerë jo. Sipas tyre kjo mund tëjetë dhe gjenetike.