Dermatologia Monika Fida: Këto janë oraret që duhet të ekspozoheni në diell gjatë plazhit
Dermatologia e njohur, Monika Fida ka qenë e ftuar nëemisionin “Ditë e Re” në RTV Ora e cila ka treguar si të shmangim infeksionet elëkurës gjatë verës, si të mbajmë lëkurën tonë të hidratuar dhe si ta mbrojmënga rrezet e diellit kur shkojmë në plazh.
“Mesazhiqë mjekët dermatologët japin në botë dhe në Shqipëri është shumë i qartë,ekspozimi në diell duhet të realizohet i mbrojtur me kremra me faktorë mbrojtësdhe në orët e lejuara, pra në orët ku dielli nuk shfaq rrezikueshmëri të lartëpër lëkurën e tyre.
Pasorës 11 e 30 në mënyrë absolute nuk duhet të ekspozohen dhe riekspozimi tëfillojë pas orës 4 e 30. Këto janë oraret të cilat mjekët nga e gjithë bota irekomandojnë.
Përhidratimin e lëkurës gjatë verës është e domosdoshme aplikimi i kremrave mefaktorë mbrojtës dhe produkte të çertifikuara që blihen në farmaci.
Të konsumojmë ushqime të freskëta kryesisht fruta dhe zarzavate, të konsumojmë sa më shumë ujë, të aplikojmë kremrat hidratues pas frekuentimit të plazhit. Pas dushit duhet të riaplikojmë kremin hidratues në lëkurë në mënyrë që të mos realizojmë një tharje të lëkurës, të realizojmë një ushqyerje të lëkurës nëpërmjet një produkti post plazhi, pra post ekspozimit në diell”, është shprehur dermatologia.
