Ekspertët ngrenë alarmin, mbipesha tek pacientët me Covid-19 është fatale

Të qenit mbipeshë ju vendosnë rrezik të madh ndaj sëmundjeve serioze, por edhe ndaj Covid-19, thonëekspertët pas disa ekzaminimeve të bëra.

Mbipesha tek një person iinfektuar me koronavirus mund të jetë fatale për të pasi mund ta çojë drejthumbjes së jetës.

Rishikimi i provave ngaPublic Health England, zbuloi se pesha e tepërt i shtyn njerëzit në rrezik  më të madh, deri në atë pikë sa kanë nëvojëpër shtrim në spital dhe nëse gjendja përkeqësohet në kujdesin intensiv.

Dr Alison Tedstone, tha seprovat e tanishme ishin të qarta, mbipesha vendos në rrezik të madh ndajkoronavirusit, si dhe ndaj shumë sëmundjeve të tjera që kërcënojnë jetën.

“Humbja e peshës mund të sjellë përfitime të mëdha përshëndetin, gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër rreziqeveshëndetësore të Covid-19”, tha ajo.

Mbretëria e Bashkuar ka njënga nivelet më të larta të obezitetit në Evropë. Pothuajse dy e treta e tërriturve në Angli janë mbipeshë, shifra të ngjashme janë si në Uells, Skoci dheIrlandën Veriore.