Fantastike! Shkencëtarët shpikin testin që zbulon kancerin 4 vite para se të shfaqet
Një ekip ndërkombëtar i studiuesve ka zhvilluar një testjo-invaziv të gjakut që mund të zbulojë nëse një individ ka një nga pesë llojete zakonshme të kancereve, katër vjet para se gjendja mund të diagnostikohet memetodat aktuale. Testi i quajtur PanSeer zbulon kancerin e stomakut, ezofagut,kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë.
"Qëllimipërfundimtar do të ishte kryerja e testeve të gjakut si kjo në mënyrë rutinoregjatë kontrolleve vjetore të shëndetit. Pormë kryesorja tani është testimi i njerëzve në rrezik më të lartë, bazuar nëhistorinë familjare, moshën ose faktorët e tjerë”, tha Kun Zhang, një ngaautorët kryesore të këtij studimi
Ky zbulim është i rëndësishëm sepse mbijetesa e pacientëveme kancer rritet ndjeshëm kur sëmundja identifikohet në fazat e hershme. Tumorimund të hiqet në mënyrë kirurgjikale ose të mjekohet me ilaçe të përshtatshme.
Studiuesit theksojnë se analiza PanSeer ka shumë të ngjarëtë identifikojë pacientët që tashmë kanë rritje kanceroze, por mbetenasimptomatike për metodat aktuale të zbulimit. Ekipi arriti në përfundimin se studimetë mëtejshme në shkallë të gjerë janë të nevojshme për të konfirmuarpotencialin e testit, për zbulimin e hershëm të kancerit në individët asimptomatikë.