Mjeku shqiptar: Këtu në Austri koronavirusi po vjen nga Ballkani
Çdo ditë e më shumë koronavirusi shënon rritje të rasteve dhe numrit tëviktimave në të gjithë botën. Nëse në shumë vende ka pasur një trend ulës, nëShqipëri janë rritur ndjeshëm rastet.
Në një intervistë për Ora News, mjeku Arben Kuçani u shpreh se Austrinëpo e infekton Ballkani ku kryesisht janë turistët nga Maqedonia e Veriut dheKosova.
Ai thotë se numri i turistëve nga Shqipëria ishte i ulët por Austria udetyrua që të mbyllë sërish kufijtë për të parandaluar përhapjen.
Kuçani: Heqja e maskave dhe lejimi i njerëzve nëpërbare solli në njëfarë mënyre humbjen e përqëndrimit dhe vëmendjes së popullatës.Lejimi i pushimeve solli dhe lëvizjen e njerëzve. Këtu në Austri koronavirusipo vjen nga Ballkani, kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndërsa ngaShqipëria nuk ka shumë. Të gjithë mezi kanë pritur të mbarojnë shkollat dhe tëvijnë me pushime. Kjo gjë detyroi shtetin austriak që të mbyllë kufijtë. Maska ështëe domosdoshme por në një ambjent të mbyllur me familjarët e tu është e pamundurta mbash apo me njerëz që njeh prej kohësh. Maska më tepër, në Austri marr sishembull përdoret në supermarkete apo në zyrat shtetërore, apo kisha,interpretohet më shumë në formën e kujtesës për njerëzit që nëse ato mbajnë njëmaskë, ato ruhen. Efekti i saj nga njëra anë është psikologjik në një kohë qëdihet që një autobus plot me njerëz disa e mbajnë maskën e disa jo, ata që nuke mbajnë janë më të rrezikuar.
Intervistanë studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj