Profesor Sallaku prezanton 3 pikat kryesore të platformës së tij për rektor të universitetit Bujqësor
Në njëintervistë për Ora News, profesori Fatbardh Sallaku, në garë për rektor përUniversitetin Bujqësor shpalosi 3 pikat e tij kryesore të platformës së tij.
Sallakutha se në zgjedhje do të marrë pjesë njënumër i kënaqshëm studentësh.
Fatbardh Sallaku: Shtylla kryesore të platformës kryesisht janë fokusuar në ndihmë të stafitakademik, pasi besoj se vetëm duke ngritur kapacitetet njerëzore njëinstitucion mund të jetë i aftë të zhvillojë çdo politikë. Ndërsa pika e dytë për4 vitet e ardhshme do të jetë në drejt të shtimit të ardhura që do të jenë në shërbimtë universitetit, studentëve, kërkimit shkencor dhe shumë elementëve të tjera. Pikae tretë ka të bëjë me marrëdhëniet me publikun dhe me daljen e universitetit nëpublik.
Jemi në kushtet se çfarë do të ndodhënesër. Niveli i infektimeve vazhdon të jetë i lartë, çka do të thotë që për hirtë vazhdimësisë së punës në universitet, zgjedhjet duhet të mbahen. Unë mendojse do të kemi një numër të kënaqshëm të studentëve që do të marrin pjesë në këtëzgjedhje. Do të jetë një garanci më tepër e shprehjes së vullnetit të studentëve.
Nga ana tjetër, unë jam disi idisavantazhuar pasi nuk mund të shpalos platformën time, por ua kam dërguarstudentëve online. Sa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve në raport meprotokollet e sigurisë, besoj se janë plotësuar dhe secili do të jetë i lirë qëtë shpërndajë platformën e tij.