Kukës arrestohet i dënuari, mori leje dhe nuk u rikthye më në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2013, 08:37
Policia e Kukësit ka arrestuar në fshatin Borje Afrim Zenelin, një i dënuar i cili mori leje dhe nuk u rikthye më në burgun e Burrelit.Afrim Zeneli ishte larguar me leje nga burgu me një leje 5-ditore, por pas përfundimit të saj nuk është rikthyer më në ambientet e këtij institucioni.Policia e Kukësit ka bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të Zenelit, orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në vendlindjen e tij, në fshatin Borje të Kukësit.I dënuari Afrim Zeneli, i cili vuante dënimin në burgun e Burrelit, u arratis nga burgu 6 muaj para se t'ipërfundonte koha e vuajtjes së dënimit .