Mediu prezanton kandidatët në Durrës: Me partnerët amerikanë do heqim vizat me SHBA

Në vijim të turit të saj elektoral, Partia Republikane prezantoi sot kandidatët për deputet për Qarkun e Durrësit. Në një miting madhështor, ku në mbështetje kishin ardhur edhe përfaqësues nga Kongresi amerikan, kryetari i PR, e shfrytëzoi pikërisht këtë moment të fundit, ku deklaroi se ka marrë garancinë nga përfaqësuesit republikanë të Amekrikës se do mbështesin fuqimisht nisëm e Kryeministrit Berisha për heqjen e vizave me SHBA.“Me dashuri për shqiptarët dhe kombin tonë, me dëshirën tonë për të ndërtuar më të mirën , me miqtë në Kongresin Amerikan , dhe në Evropë, mund të bëjmë cdo ëndërr realitet të ri”, tha Mediu.Kreu i republikanëve deklaroi se 23 qershori është dita e gjykimit, ku shqiptarët do të vlerësojnë sa vlen një politikan.“23 qershori është dita e madhe, dita e gjykimit të shqiptarëve dhe durrsakëve, dita e përgjegjësisë së madhe për të treguar se asnjë polikan nuk vlen më shumë se familjet tona. Në jemi evropian se këtu na ka vendosur zoti, e vetmja gjë që duhet të na frikësojë është mohimi i vetvetes. Ne kemi qene dhe jemi të bindur se ne 1990 kërkuam Evropën, por sot punojmë cdo ditë ta bëjmë realitet të prekshëm për cdo shqiptar. Ne jemi ata që e ndërtojnë qeverinë që të na mbroje të drejtat tona, pasi ne jemi zot të të drejtave tona”, theksoi Mediu.Mediu më tej vlerësoi koalicionin e djathtë si dhe kandidatët për deputetë të PR për qarkun e Durrësit.“Kemi treguar se jemi njerëz serioz jo vetëm me koalicion me PD, por dhe me qytetarët tanë. E djathta është pronë e njerëzve të lirë, ajo nuk ka pronar politik, pronari i saj është qytetari i thjeshtë, ajo është mozaik vlerash”, tha Mediu, i cili nënvizoi se kandidatët e PR-së, janë vlerë e shtuar në koalicionit e djathtë, ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”tha ai.Zoti Mediu ka lësghuar akuza ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në lidhje deklarata e tij për NATO dhe BE.“Dëgjova njeriun që pretendon të behet kryeministrin e Shqipërisë tha Shqipëria nuk është në NATO, por në natë. Rama nuk ka si ta pranojë Shqipërinë në NATO, pasi nuk e ka pranuar se Shqipëria është vend dinjitoz për NATO. Si do shkojë ky dhe të përfaqësojë Shqipërinë në këtë aleancë të fuqishme. Dhe unë dua të kujtoni këtë moment dhe ta vlerësoni. Sot kërkon të votohen tre ligje. Tani që partneri i tij në koalicion i kërkon që të votohen tre ligje tregohet i gatshëm. A është Edi Rama, Ilir Meta apo unë më i rëndësishëm se jeta jua kjo është mungesa e dëshirës për t’iu dhënë shqiptarëve atë që i takon. Ne nuk kërkon të votoni për një mandat 4 vjecar qeverisësh, por për një të ardhme evropiane”, theksoi Mediu.Ndërkaq Agron Duka, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Republikane për Durrësin i bëri thirrje elektoratit durrsak të zgjedhin kandidatët që në kohë kanë vërtetuar se përfaqësojnë interesat e tyre.“Kemi ecur këto pak ditë fushate për tu njohur me vështirësitë dhe problemet e përditshme sic kemi parë dhe arritje dhe përparime të mëdha. Nuk kam qenë dhe sdo jem asnjëherë i strukur brenda familjes sime të vogël por do jem pranë familjes sime të madhe të qarkut të Durrësit. Para se të shkoni në kutinë e votimit mendoni mirë se kujt ia jepni votën, shikoni mirë listat dhe votoni ata kandidatë që kanë dhënë shembullin e mirë dhe kontributin për ju. Unë si deputet i juaji do jem prezent në të gjithë zonën, për të qenë konkret në fushën time të specializuar të bujqësisë. Nuk mendoj se do rregullojmë gjithcka me shkop magjik, por sëbashku me PR do hartojmë ligje në funksion të bujqësisë. I shikoj të realizueshme të gjitha këto. Jam sot aty ku duhet të jem, si pëfaqësues i PR dhe koalicionit të djathtë. Si indiferenca edhe votimi e pamenduar kanë pasoja për të gjithë” u shpreh Duka .