Idrizi prezanton kandidatët në Fier: Greqia ka vetëm 2 rrugë për cështjen Çame
Mes mijëra mbështetësve të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit të Fierit, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar pasditen e sotme 16 kandidatët për deputet të këtij qarku. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi u shpreh se Qarku i Fierit është vendi që ka mirëpritur një pjesë shumë të madhe të shqiptarëve të Çamërisë gjatë dëbimit që iu bë nga bandat antishqiptare, sikurse edhe mijra shqiptarë të Kosovës gjatë periudhës së mbretërisë. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën pikërisht në Fier dhe ishte popullsia e këtij qyteti që i mirëpriti në gjirin e saj.
Duke u ndalur tek programi i PDIU-së, zoti Idrizi theksoi se patriotizimi nuk bie aspak ndesh me vlerat evropiane.“Ne jemi prezantuar si parti patriotike, por përse duhet një parti e tillë? A është kjo në kundërshtim me vlerat evropiane? Jo të dashur miq, sepse ne propozojmë një vizion patriotik të vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen. Patriotizmi ynë është proaktiv që funksionon si ideal, si një mision, si një destinacion. Nëpërmjet tij ne duam të forcojmë unitetin brenda kombit tonë, zhvillimin e ekonomisë, zbatimin e ligjit, funksionimin e institucioneve shtetërore, përmirësimin e imazhit të vendit në nivel ndërkombëtar. Do të punojmë për forcimin e krenarisë dhe vetëdijes sonë kombëtare.” – u shpreh zoti Idrizi.Më tej, zoti Idrizi theksoi se PDIU promovon vlerat në një linjë me integrimin evropian dhe unitetin kombëtar.“Ky unitet vjen në harmoni të plotë me vlerat që promovojnë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu dhe Bashkimi Evropian. Ne promovojmë vlerat në një linjë me integrimin evropian, sepse ky patriotizëm është hapi i parë logjik në këtë proces, prandaj ne zotohemi që të punojmë që kombi ynë të jetë aq i bashkuar dhe i fortë, sa kufijtë administrativ të shndërrohen thjesht në një formalitet.” – deklaroi zoti Idrizi.Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, zoti Shpëtim Idrizi renditi dhe arritet e forcës politike që ai drejton, gjatë katër viteve të shkuara duke nisur që nga kundërshtimin i Censusit e deri tek Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame. Në fund të fjalës së tij, zoti Idrizi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 23 qershor të votojnë për PDIU-n, të votojnë numrin 50 për veten e tyre dhe për Shqipërinë.Ndërkaq, kandidati për deputet i PDIU-së në Qarkun e Fierit, zoti Omer Mamo falenderoi të gjithë qytetarët e Fierit, të cilat ishin mbledhur në sheshin kryesor pa dallime krahinore, por si shqiptar.Në mbyllje të fjalës së tij, zoti Mamo u shpreh se Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, nën drejtimin e zotit Shpetim Idrizi, shumë shpejt do të zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, prandaj kërkoj që në 23 Qershor, banorët e Qarkut të Fierit të bëjnë zgjedhjen natyrale, duke votuar për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet, duke votuar numrin 50.