Dhuna tek të miturit, Klosi: Domosdoshmëri një ligj për të drejtat e fëmijëve

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u bën thirrje qytetarëve, kryesisht prindërve, të denoncojnë dhunën e ushtruar tek fëmijët e tyre në shoqëri apo në insistucionet e edukimit e arsimit.Ministria e Mirëqënies Sociale, pas skandaleve të njëpasnjëshme të ndodhura në institucionet e përkujdesjes për të miturit ka gati draftin ku propozon ashpërsinë për penalitetet ndaj atyre që dhunojnë apo abuzojnë me fëmijët.Për Ambasadoren e BE-se në Shqipëri, Romana Vlahutin, qytetarët nuk janë të qartë se në cilët nga institucionet duhet të drejtohen për të denoncuar dhunën.Romana Vlautin: Takimi merr rëndësi sepse po flasim për fëmijët. Të vegjëlit do ta mbajnë mend gjithmonë fëmijërine e tyre se si janë trajtuar në shtëpi, shkolle etj. Kjo do të lërë shenjë në jetën e tyre. Prindërit dhe familja janë kryesoret në mbrojtjen e tyre. Ndaj ne duhet ti mësojmë fëmjet se kur duhet të raportojnë për dhunën dhe kurajon e tyre. Ne jemi të gjithë përgjegjës për jetën e tyre, ndaj broshura "Jo heshtjes" është shumë e rëndësishme. Duhet t'u japim arsim dhe shëndetësi gjithëpërfshirëse.Nën moton "Unë mbroj fëmijët", janë shpërndarë në sheshin “Liria” në Durrës, broshura sensibilizuaese kundër dhunës ndaj të miturve.