Lezhë, ndërhyhet me varka në të gjithë gjatësinë e lumit Drin
Lumi Drin në Lezhë ka nisur të pastrohet nga vegjetacionet dhe mbeturinat e ndryshme. ndërhyrja po kryhet me mjete lundruese në të gjithë gjatësinë e lumit që përshkon qytetin.Drejtori i Shërbimëve Publike në Bashkinë e Lezhës Ndue Lushi vlerëson se pastrimi krahas pamjes, do eleminojë dhe mushkonjat.Lushi: Po bëjmë edhe pastrimin e gjithë lumit për dy arsye kryesore. E para për t’i shtuar bukurinë dhe e dyta për të eliminuar mushkonjat, pasi ato bimë që rriten në brigjet e lumit shërbejnë si fole ku rrinë mushkonjat.Nikoll Lleshi, sipërmarrja e Gjelbërimit: Ne jemi të gatshëm ta mirëmbajmë me një skuadër të veçantë vetëm shëtitoren e bregut të Drinit.Me ndërtimin e shëtitores së re bregu i lumit Drin që përshkon qytetin e Lezhës është kthyer në një ambient mjaft atraktiv për qytetarët por dhe për vizitoret që frekuentojnë Lezhën./Ora News/