Janë mbi peshë por tek pronarët e tyre ndihen këlyshë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2016, 17:51
Kafshët janë si njerëzit: Ata duan të përqafojnë, të luajnë, dhë të hidhen rreth e rrotull duke luajtur pa i kushtuar rëndësi vetes se sa janë shëndoshur apo vjetëruar. Ata mundohen të gjejnë një vend të përshtatshëm për veten e tyre, ulen në prehërin tuaj apo kërcejnë për tek krahët tuaja sikur të jenë përsëri këlyshë. Ata adhurojnë që të përkëdhelen te pronarët e tyre dhe ndonjëherë e bëjnë me qëllim që të marrin gjithë vëmendjen e të zotit.