Mbyllen jetimoret, Klosi urdhër për gjetjen e familjeve kujdestare për 140 fëmijë
Brenda vitit 2016 do të mbyllen qendrat rezidenciale të përkujdesjes për fëmijë. Qeveria parashikon shkrirjen e tyre dhe kthimin vetëm në qëndra ditore. 140 të mitur jetim apo me statusin e jetimit social do të akomodohen pranë familjeve kujdestare ose familjeve të tyre biologjike. Identifikimi i familjeve kujdestare do të bëhet nga pushteti vendor, ndërsa monitorimit i kritereve të tyre nga Inspektoriati i Punës.140 fëmijët me statusin jetim apo jetim-social brenda vitit 2016 duhet të akomodohen në familje kujdestare, ose në familjet biologjike.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në takim me kryetarët e Bashkive i urdhëroi ata të identifikojnë familje që kanë mundësi ekonomike dhe dëshirojnë të marrin përsipër kujdestarinë e fëmijëve jetim.Blendi Klosi: Një nga pikat kryesore është bashkëpunimi me të gjithë ju përfaqësues të pushtetit lokal për të pasur një deinstitucionalizim sa më të shpejtë të institucioneve tona.Dritan Ylli: Dy janë aspektet ku duhet ndërhyrë, në përmirësimin e infrastrukturës fizike të kushteve të qendrave dhe nga ana tjetër ka një nevojë emergjente për të ndërhyrë në staf.Por si do t’i mbështesë Qeveria këto familjet kujdestare?Sipas të dhënave të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, familjet kujdestare do të përfitojnë 9 mijë lekë të reja në muaj për çdo fëmijë që do të akomodojnë në banesën e tyre dhe 25 mijë lekë shtesë në vit të llogaritura si kosto për pajisjen me libra, veshje dhe artikuj shkollor.Inspektimet e familjeve kujdestare për përmbushjen e kritereve do të kryen nga Inspektoriati i Punës.Denada Seferi:Inspektoriati Shtetëror i Punës ka absolutisht masa të rrepta nëpërmjet edhe këtij ligji të ri të kujdesit shoqëror që do të miratohet për çdo familje kujdestare që thyen çdo gjë që ka të bëjë me interesin më të lartë të fëmijës.Plan-veprimi i Qeverisë për institucionet e përkujdesjes sociale synon mbylljen e qëndrave rezidenciale brenda këtij viti dhe kthimin në vetëm qendra ditore.