Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas për vdekje fëmijën

Një 8-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin rrugor Korçë-Pogradec.Fëmija ka qenë duke kaluar rrugën rrugën, kur është aksidentuar për vdekje nga një automjet tip Benz Mercedes.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës.Fëmija 8 vjeç me iniciale D.A nga Maliqi ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Korçës, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleks Kovani, 39 vjeç nga fshati Pirg.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.[caption id="attachment_755350" align="alignnone" width="600"]Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]