Fabrika në Kinë që prodhon maska "Trump”

Gara për në Shtëpinë e Bardhë është ende muaj larg por një fabrikë në Kinë ka nisur tashmë të prodhojë maska kryesore për kandidatët për presidente të Shteteve të Bashkuara, duke nisur nga kandidati republikan Donald Trump.Fabrika e krijimit të lodrave dhe maskave në Jinhua, një fabrikë që prodhon maska për Hallouin dhe festa të ndryshme, është e famshme për prodhimin ndër vite të maskave nga Osam Bin Laden tek Spiderman dhe tashmë kanë nisur të prodhojnë për ta eksportuar më pas në mbarë botën maskat e Trump dhe kandidates demokrate Hillary Clinton.Sipas kësaj kompanie dhe pronarit të saj, brenda një fundjave qëllimi është prodhimi i mbi 1 milionë maskave kryesisht për kandidatin Trump sepse sipas tyre, Trump është fituesi i garës së nëntorit."Të jem i sinqertë, unë preferoj Trump megjithatë shitjet janë të larta edhe për maskat e Clinton. Por sa i përket popullaritetit, mendoj se Trump është më i favorizuar se zonja Clinton. Kam krijuar shumë maska pë të sepse mendoj se kur njerëzit në SHBA do të shkojnë për të votuar,me siguri do të votojnë për të ndaj dhe unë kam bërë përgatitjet e nevojshme për të mos rrezikuar në fund", tha ai.Sipas sondazheve më të fundit të realizuara nga Reuters/Ipsos më 24 maj, Donald Trump është më i favorizuar në garën presidenciale, duke kaluar në % kandidaten demokrate.Sipas Chen, maska është e realizuar në detaje."Të gjitha detajet dhe efektet janë siguruar nga stilisti ynë. Për shembull ne jemi munduar që të krijojmë në detaje fytyrën e zonjës Clinton sic ajo është tani, me rrugat e saj të moshës. Sepse këto efekte e bëjnë maskën edhe më reale. Kemi konsideruar edhe detajet më të vogla" tha ai për këto maska, të cilat në treg do të shiten 4-5 dollarë secila.Pavarësisht kësaj, Trump nuk ka ngurruar në intervistat apo gjatë fushatës së tij, të bëjë komente aspak pozitive për Kinën pasi sipas tij, ekonomia numër dy e botës është në luftë ekonomike me Shtetet e Bashkuara madje ata kanë përdorur praktika tinëzare për të vjedhur vende pune në Amerikë. Kina ka reaguar menjëherë, gjithashtu duke mos ja kursyer përgjigjen Trumpit, ndërsa ministri i finacave Lou Jivei e përshkroi Trump si një tip irracional.Q_R5ChVKlRml3tKGh9ARAIndH7HRV3_E71w0BhdLzX3z7zJR3QwvPwas2kNP314Tyf250ZNzUm5wC0O2LkCuMrmZZmKrNpHzwvOzvDK8cY9WOVIIduL7qCw_8btcA-sG89 e9hyHkaRFZdDV_jLZuTS6ovh0OJrK7aM0REbhoZnt3KFwFD2SRUuI_68jReD5sEHm8wtBbumVlytgwjMpss4rQ e9hyHkaRFZdDV_jLZuTS6hWd1wgaRNCLsJ-sPaICasEuBxJIe3fnQEXgJPhylGPP5mXvNFotV7BEPDIKLUzazw e9hyHkaRFZdDV_jLZuTS6kwWDI0aTY6b17eS-j9bQm-p8VFGidRcnu7uo3ya0pbXcngtmTV-WHDtxFsdByitHg e9hyHkaRFZdDV_jLZuTS6p3sbB0Ij1ZtYcevXDMWUIChkhZSfpmSpefNV2D2g75E5_-SaMr_jNbOu9PQRIOJjg e9hyHkaRFZdDV_jLZuTS6hMfPZVvOHHlfFmWYCiCBqyZfh28G5hsWBtsuB4T03OErTSPhSUjtsMpMhtgr8aM0A