Humbet pa gjurmë një nxënës në Tiranë, familja kërkon ndihmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2016, 16:53
Një 14 vjeçar është larguar gjatë ditës së djeshme në drejtim të paditur. Adoleshenti Agbel Gjedia është nxënës pranë shkollës "Lidhja e Prizrenit" në Tiranës. Familja e tij kërkon ndihmë për gjetjen e adoleshentit.Kushdo që ka informacion është i lutur të njoftojë familjen në nr e telefonit: 0692134158 si dhe rajonin me te afërm të policisë.Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve të fundit. Më herët, një nënë në Durrës denoncoi humbjen e djalit të saj përmes ekranit të Ora News, pasi nuk kishte ardhur natën e shkuar në shtëpi. Djali u gjet në banesën e një shoku të vet po në Durrës./Ora News/