Juristi i burgut të Shënkollit lihet prapa hekurave, la të lirë të burgosurin kosovar
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg juristin e burgut të Shënkollit Dejvis Alihoxha i cili u arrestua tre ditë më parë, pas lirimit nga ky burg të shumëkërkuarit nga Kosova Shaik Zhukaj.Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë organi i akuzës ka kërkuar që juristi të qëndrojë në burg, pasi ka prova të mjaftueshme se ai ka shpërdoruar detyrën.Sipas prokurorisë ka prova të mjaftueshme që ngarkojnë Alihoxhen të përfshirë në këtë skandal, pasi dokumentacioni pë lirimin e Zhukajt është përgatitur nga juristi.Në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria e Lezhës gjykata vendosi masën arrest me burg për për Alihoxhen.Por vendimi i gjykatës është kundërshtuar nga avokati i të pandehurit Detar Hysi.Ai e ka konsideruar vendimin e padrejte, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të hetoje skandalin, pasi Prokuroria e Lezhës nuk e ka dërguar pranë burgut vendimin për ekstradim të të dënuarit.Juristi i burgut të Shënkollit u arrestua me urdhër të Prokurorisë pas skandalit të burgut të Shënkollit, ndërsa për këtë çështje u shkarkuan edhe 6 zyrtarë të këtij institucioni mes tyre edhe Drejtori i Burgut Kant Ndoj.Lirimi i shtetasit nga Kosova, i kushtoi postin edhe drejtorit të këtij burgu Kant Ndoji, si dhe disa zyrtarëve të tjerë. Ndoji akuzoi publikisht juristin se nuk kishte kryer detyrat sipas ligjit.[caption id="attachment_755360" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Juristi i arrestuar ne Shenkoll[/caption]