Ish-ministri grek i Financave Janis Varufakis shkruan tekstin e një kënge shqiptare

Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, ka shkruar një pjesë teksti të një kënge polifonike shqiptare,  e cila do të përfaqësojë vendin tonë në Bienalen e Venecias. Ngjarja e pazakontë është pjesë e një projekti të financuar nga Ministria Shqiptare e Kulturës.Kënga 'iso-polifonike' do të këndohet nga katër grupe shqiptare që vijnë nga Tirana, Himara, Fieri e Vlora, dhe është e shkruar nga 10 personalitete nga bota e politikës, artit, arkitekturës, etj. Këtu përfshihen antropologu australian, Michael Taussig, shkrimtarja dhe fotografja shqiptare, Ornela Vorpsi, shkrimtari francez Michel Butor, artisti kontemporan shqiptar, Anri Sala.Ajo ka në qendër të saj emigracionin, një çështje mjaft e ndjeshme edhe në ditët e sotme për kontinentin evropian. Në këtë këngë, Varufakis ka shkruar në gjuhën greke disa vargje prekëse të cilat kanë të bëjnë me vajzën e tij e cila jeton në Sidney të Australisë.Vargjet e tij janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe janë kënduar nga katër grupet shqiptare së bashku me pjesën të tekstit. Materiali muzikor do të luhet periodikisht nga bienalen e Venecias.Sektori i Shqipërisë do të hapet nga dita e enjte dhe do të qëndrojë i hapur për gjashtë muajt e ardhshëm. Ideja e Shqipërisë është vlerësuar nga kritikët ndërkombëtarë të artit të cilët janë shprehur se kjo këngë është mjaft aktuale dhe trajton një cështje të ndjeshme për qytetarët evropianë.640x480 iso polyphony/Ora News/