Durrës, Elbasan, ujësjellësit në aksion për lidhjet dhe faturimet
Pesë grupe task- forcë të ujësjellësit të Durrësit të përbërë nga inspektorë, azhornues dhe hidraulikë, do të jenë gjatë gjithë verës në terren për të verifikuar lidhjet e paligjshme, gjendjen e matësve dhe konsumin mujor të abonentëve privat dhe familjarë.Task-forca do të operojë në zonën e Plazhit, shkëmbit të Kavajës, zona Ura e Gjolës (Fushë Krujë) - Shijak, Shkozet dhe Durrës qytet. ne bashkëpunim me azhornuesit dhe inspektorët do të kontrollohet çdo subjekt privat dhe abonent familjar.Ivo Doçi, përgjegjës i repartit të Shijakut: Është tubi furnizues i Shijakut. Lidhjet që janë në atë tub të ligjshme dhe të paligjshme. Bizneset dhe familjarët, mënyrën se si faturohet. Në Elbasan, ku ujësjellësi numëron rrethe 1 mijë abonentë familjarë e biznese debitorë në shumën 5 miliardë lekë të vjetra gjithsej, ka nisur aksioni për ndërprerjen e furnizimin, cdo abonenti që nuk paguan faturat.Florian Xhemalaj, drejtori i ujësjellësit Elbasan: Nuk do të jetë një aksion një muaj apo dy muaj por do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Do të ketë ndërprerje për të gjithë debitorët që janë njoftuar. Do t’u pritet uji i pijshëm. Do të merren edhe masa të mëtejshme deri në kallëzime penale.Aksioni ishte ne bashkëpunim edhe me policinë e Elbasanit, të cilët shoqëruan pronarin e një lokali, që figuronte debitorë./Ora News/