Nishani: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për ndërtimin e parkut te Liqeni

Presidenti Nishani ka kërkuar në mënyrë institucionale hetim ndërkombëtar për çështjen e ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit, projektin që Bashkia është zotuar se do ta përfundojë në 1 qershor.Kreu i Shtetit, pas një takimi me aktivistë të shoqërisë civile, është shprehur se për këtë çështje duhet të ketë hetim të pavarur e të paanshëm ndërkombëtar dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, nënshkruese e së cilës është edhe vendi ynë.Në komunikimin për mediat nga Presidenca thuhet se Kreui i Shtetit shpreh gatishmërinë personale dhe institucionale se do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve, pa dallim dhe në mënyrë të paanshme.Qëndrimi i Presidentit të vendit ndaj ndërtimit të këndit të lojërave prej disa jasvësh është kthyer në ngërçin kryesor institucional mes Presidentit dhe Bashkisë së Tiranës.