Udhëheqësit botërorë të shqetësuar nga kandidatura e Donald Trumpit

Presidenti amerikan Barack Obama deklaron se liderët ndërkombëtarë "kanë arsye të forta për tu tronditur nga deklaratat e kandidatit republikan për President Donald Trump”.Duke folur përpara samitit të G7 në Japoni, Obama tha se Trump ka mbajtur një qëndrim arrogant dhe injorant ndaj çështjeve botërore, duke shtuar se udhëheqësit e huaj janë befasuar nga emërimi i tij si kandidat i Partisë Republikane."Ata nuk janë të sigurt se sa seriozisht duhet të marrin disa nga deklarimet e tij, por janë të tronditur dhe kanë arsye për këtë, sepse pjesa dërrmuese e qëndrimeve të tij në çështje të rëndësishme globale ose kanë qenë arrogate ose injorante”, u shpreh Presidenti amerikan.Obama tha se interesi i vetëm i Trump është të marrë komente në rrjetet sociale dhe vëmendje mediatike, në vend që të interesohet dhe të mendojë për atë që duhet bërë për sigurinë dhe begatinë e Amerikës.Presidenti gjithashtu minimizoi shqetësimet e Partisë Demokratike në lidhje me luftën elektorale mes Hillary Clinton dhe Bernie Sanders gjatë primareve.Ai theksoi se herë pas here njerëzit konfliktohen në garë.Por ai këmbënguli se një nga dallimet kryesore midis demokratëve dhe republikanëve këtë vit është fakti se kandidatët demokratë nuk janë aq larg ideologjikisht.