Topi: Rama të mos i lutet opozitës, ta miratojë reformën në drejtësi, ose referendum
Fryma e Re Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të mos i lutet më opozitës për reformën në drejtësi, por ta çojë sa më parë për miratim në Parlament. Kryetari i FRD, Bamir Topi, duke folur në Asamblenë e partisë së tij, tha se nëse nuk sigurohen votat për miratimin e saj, atëherë duhet të shkohet në referendum. Topi kërkoi edhe ndryshim të kodit zgjedhor.Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, i ka bërë apel kryeministrit Edi Rama të fusë menjëherë për miratim në Parlament draftin e reformës në drejtësi, pasi opozita nuk ka asnjë vullnet për ta miratuar.Duke folur në mbledhjen e Asamblesë së FRD-së, Topi tha se nëse nuk arrihet shumica për miratimin e reformës, atëherë të shkohet në referendum.Topi: Rama që është kryetari i mazhorancës duhet ti lërë lutjet por duhet që drafti i supervizuar nga Venecia të futet në Parlament dhe pastaj të shfaqet dukshëm vullneti politik kush e do, kush nuk e do. Nëse reforma në drejtësi rrëzohet,dështon në Parlament, atëherë ne i bëjmë thirrje ti drejtohemi referendumit.Topi tha se edhe reforma zgjedhore ndodhet në kolaps. Sipas tij sistemi zgjedhor duhet të ndryshohet për të mos e lënë Parlamentin në dorën e mafias së vendimarrjes politike.Topi: Është mafia e vendimarrjeve politike që po e devijojnë ecurinë e këtij vendi dhe po e kthejnë mbrapsht në situara dramatike. Këtu hyjmë në një paradoks të jashtëzakonshëm që ndodh vetëm në Shqipëri, korrigjo sistemin. Lejo njerëzit të votojnë, mos ia deformo votën, bëji listat e hapura dhe të parët që nuk do të votohen do të jenë kryetarët e partive.Në mbedhjen e Asamblesë së FRD-së, u prezantua turi në të gjithë vendin për forcim të strukturave dhe riformim të çdo dege të partisë, në prag zgjedhje 2017.