PE sot vendos për rezolutën e Maqedonisë
Parlamenti Evropian sot pasdite do të shqyrtojë rezolutën për përparimin e Maqedonisë në vitin 2012.PE këtë Rezolutë duhet ta miratojë gjatë ditës së nesërme, ndërsa teksti i propozuar nga ana e raportuesit, eurodeputetit Riçard Hovit është rezultat i kompromisit të gjerë të arritur në kuadër të Komisionit për punë të jashtme më 8 prill të vitit 2013.Disa eurodeputetë para debatit thanë se nuk duhet të priten disa ndryshime më të mëdha në tekstin e miratuar para më shumë se një muaj nga Komisioni, pasi ai është rezultat i kompromisit të grupeve politike të PE-së, të cilët kanë mbajtur negociata të gjata para votimit.Në rezolutën për të cilën duhet të prononcohet PE-ja, i bëhet thirrje kryesimit irlandez me Këshillin e BE-së që të zbatojë diplomaci intensive që të arrihet rezultat dhe vendim për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë para fundit të qershorit të vitit 2013, gjë që do të lejojë fillim të negociatave para korrikut.Eurodeputetët besojnë se fillimi negociatave mund ta "ndryshojë lojën" me sigurimin e impulsit pozitiv dhe instrumentit efikas për reforma të mëtejshme, përmirësim të situatës së brendshme, lehtësim të dialogut ndëretnik dhe përmirësim të marrëdhënieve me fqinjët.