Edi Pinguli e Marenglen Verlin, anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Edi Pinguli dhe Marenglen Verlin janë dy anëtarët më të rinj të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Zgjedhja e tyre u bë në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Akademisë së Shkencave e në sallën “Aleks Buda” me votë të fshehtë.Në votim morën pjesë 32 nga 34 anëtarë të Asamblesë së ASH-së.Votimi i fshehtë, numërimi i votave si dhe gjithë administrimi ligjor i procesit të votimit u zhvillua nën drejtimin dhe prezencën e Komisionit të Votimit i ngritur me aprovim të Asamblesë, i përbërë nga akademikët: Neki Frashëri-Kryetar, Petraq Pepo-anëtar dhe Jorgaq Kaҫani-anëtar.Në përfundim të votimit të fshehtë dhe të numërimit të votave nga Komisioni, nga 5 vende të hapura u zgjodhën 2 prej tyre.3 vendet e tjera mbetën pa u plotësuar pasi kandidatët në garë nuk arritën numurin e duhur të votave, sipas Statutit.Asambleja uron për zgjedhjen kolegët, akademikët Edi Pinguli në fushën e hidroenergjitikës dhe Marenglen Verlin në fushën e historisë të cilët morën numurin e duhur të votave.