Dita e Europës ngjit në skenën e TOB sopranon Inva Mula
Fondacioni Culture Europe ka organizuar në kuadër të Ditës së Europës koncertin i cili ngjti në skenë soprano me famë botërore Inva Mula e cila për rreth dy orë interpretoi Simphoninë numër 9 të Bethoven.Në kuadër të Ditës së Europës Fondacioni Culture Europe ka organizuar një koncert madhështor i cili ngjiti në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit soprano shqiptare me famë ndërkombëtare Inva Mula, e shoqëruar nga mezosopranoja Vikena Kamenica.Për rreth dy orë sopranoja Inva Mula e shoqëruar nga orchestra e Teatrit të Operas dhe Baletit interpretoi Simphonine numer 9 të Bethoven.“Kjo është një mbrëmje vërtetë e veçantë. Një natë për Shqipërinë dhe Europën. Një natë që lidh Shqipërinë me miqtë e saj. Siç ju e dini unë kam qënë Ministër i Kulturës në Francë për disa vite por dhe më përpara kam qënë i dhënë pas lidhjeve që krijon kultura mes vendeve”.Të pranishëm në aktivitet ishin Kryeministri Edi Rama, personalitete të tjera të politikës shqiptare si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.Koncerti i cili ngjiti në skenën e TOB soprano Inva Mula do të shfaqet edhe mbrëmjen e 9 majit ne Teatrin e Operas dhe Baletit./Oranews.tv/