Muzeu "Marubi", vizitorët kureshtarë për negativët e rrallë
Pak orë pas prerjes së shiritit të inagurimit, shtëpia e re e Muzeut Kombëtar "Marubi" në ditën e parë të saj ka nxitur kureshtjen e qindra qytetarëve, por edhe turistëve të huaj për ta vizituar.500 mijë negativët e vendosura në këtë godinë që i përkasin 150 viteve rrugëtim të kësaj fototeke, apartatet e përdorura nga dinastia "Marubi", dokumentat dhe leterkëmbimet janë një atraksion më vete për këdo që viziton këtë muze, i cili ka hapur dyert në pedonalen "Kolë Idromeno", zona muzeale e Shkodres.Luçjano Bedeni: “Kjo ekspozitë i delegohet kryesisht gruas përmes objektivit të Marubit ndërsa tek pjesa e sipërme e muzeut ju do mund të shikoni pjesën bazë edhe të arkivit të fotografisë siç është ekspozita kronologjike”.Për të ardhmen projektet do të jenë të shumta dhe ambicioze shton Bedeni.Luçjano Bedeni: “Shumë projekte të tjera për të ardhme qoftë një zhvillim shumë profesional i aspektit laboratorik dhe restaurues ku gjatë dy viteve të fundit ne kemi patur disa eksperienca në restaurim”.Muzeu "Marubi" është një investim i qeverisë Shqiptare, me mbështetjen e fondit amerikan të zhvillimit atij fondit shqiptar, qeverise Zvicerane./Oranews.tv/