Akademi përkujtimore në 18 vjetorin e rënies së dëshmorëve Konushevci dhe Malaj

Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Ilir Konushevci dhe Dr.Hazir Malaj në ambientetet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë u mbajt një akademi përkujtimore.Në akademine e organizuar nën kujdesin e veçantë të Ambasadës së Kosovës në dhe nën përkujdesjen e kryeministrit Isa Mustafa morën pjesë personalitete të shumta të cilat nderuan me një minutë heshtje kujtimin e dy Dëshmorëve të Kombit, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj.I pranishëm në akademinë përkujtimore ishte edhe zv/Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë, Petro Koçi.