"Besëlidhja Gorare", Presidenti e dekoron me "Urdhrin e Skënderbeut"

Presidenti Bujar Nishani dekoroi me urdhrin e Skënderbeut, shoqatën "Besëlidhja Gorare". Vlerësimi erdhi për kontributin e dhënë nga patriotët goranë në periudhën para pavarësisë së vendit, çka i hapi rrugën krijimit të shtetit shqiptar.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar me urdhërin Kalorës i Skëndërbeut shoqatën “Besëlidhja Gorare” në ditën e 110-vjetorit të saj.Në një aktivitet në fshatin Lozhan, Presidenti vlerësoi rolin e krahinës së Gorës në ngjarjet më të rëndësishme historike e patriotike në vend.Kreu i Shtetit përcolli mesazhin që "të mos harrojmë sakrificat e bëra në kohë por t'i mbajmë gjallë ato".Nishani: “Në atë kohë qyteti i Manastirit u shndërrua në ‘shtëpinë e lindjes ku lindi e u fuqizua ideja e madhërishme e Shqipërisë së nesërme. Kur Themistokli Gërmenji u bë pagëzuesi i ‘Besëlidhjes Gorare’,  nuk kishte domethënie më prekëse për simbolikën që mbarte ajo lëvizjë dhe ky detaj i saj.Në vitin 1906 patriotët e zonës së Gorës me themelimin e nenkomitetit te fshehte, te quajtur Beselidhja gorare i paraprine shpalljes se pavaresise se vendit.