Promovohet libri “Ndërhyrjet e Zotit Shyti” i shkrimtarit, Ardian Vebiu
“Ndërhyrjet e Zotit Shyti” është titulli më i ri që sjell autori Ardian Vebiu për të gjithë adhuruesit e librave.Ky është libri i dymbëdhjetë në shqip i shkrimtarit pas romanit me të fundit me titull “Bolero”Ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban ermin e autorit, frekuenton të njëjtat mjedise si ai dhe pretendon të jetë i njëjti duke e lenë personin real, indiferent.Tematikat që ai trajton janë të ndryshme duke nisur nga tabutë seksuale, dijen dhe intelektin, lindjen e kapitalizmit letrar apo zhvillimet politike.Autori është vlerësuar me çmimin kombëtar “Gjergj Fishta” në vitin 2009 me studimin “Shqipja totalitare” dhe fitues i çmimit “Ardian Klosi” në vitin 2014 esenë “Sende që nxirrte deti”.