"Danimarka, Toka Jonë" në skenën e Teatrit të Shkodrës
Një trup teatrore po bëhej gati të ngjiste në skenë dramën "Toka jonë" të Kolë Jakovës në dhjetorin e 1990-s, kur sistemi komunist bie. Në Shqipëri shpallet pluralizmi politik. Çfarë ndodh me trupën, teatrin dhe dramën "Toka jonë"?!.E gjithë ngjarja zhvillohet në teatër, në një qytet por askush deri më sot nuk është marrë me dhjetorin e 1990-s, si përçohet ajo ngjarje dhe çfarë ndodh me trupën. Dramaturgu dhe regjisori Stefan Çapaliku ka marrë përsipër ta sjellë sot pas 26 vitesh në komedinë "Danimarka toka jonë", e cila do të vijë në skenë nga trupa e teatrit "Migjeni" të Shkodres.Vendi në kapërcim të ndryshimeve politike, shpërbërjes së njërit sistem dhe ngritjes së tjetrit vjen e parë në situata komike, herë herë groteske por edhe surreale./Oranews.tv/