"I marri fisnik", premiera e cila trajton problemet aktuale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2016, 17:45
“I marri fisnik” ishte premiera e cila u ngjit në skenën e teatrit eksperimental "Kujtim Spahivogli" mbrëmjen e së shtunës . Monodrama sjell problemet e shoqërisë shqiptare nën interpretimin e aktorit Mehdi Malkaj.Pjesa godet në çdo kohë, jo vetëm klasën politike, por dhe masat e gjëra të popullit, që bëjnë zgjedhje pa ditur se çfarë po zgjedhin.“I marri fisnik” është shkëputur nga romani “Bletë dhe Fishekë” e skenaristit Daut Gumen ku personazhi kryesor merr përsipër të thotë të vërtetat që nuk i themi dot me zë të lartë.