Promovohet libri "Kisha Ortodokse Shqiptare"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2016, 17:57
"Kisha Ortodokse Shqiptare nje histori politike (1878-1937)" është libri më i ri që vjen për lexuesit nga autori Ardit Bido.Në këtë libër trajtohet një aspekt shumë i rëndësishëm i historisë shqiptare të periudhës moderne, që lidhet me përpjekjet e popullit shqiptar, për kombëtarizimin e Kishës Ortodokse.Botimi është vlerësuar nga historiani Ferit Duka i cili ka shkruar edhe parathënien e tij.Sipas Dukës, tematika e Kishës Ortodokse është trajtuar nga studiues vendas dhe të huaj, por askush deri më tani nuk ka bërë një vështrim të kompletuar të të gjithë problematikës që lidhet me Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare.