Triumfi i Ermonela Jahos përshëndetet nga artistët, politika e gjithë shqiptarët

Triumfi i sopranos së njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka entuziazmuar të gjithë shqiptarët. Artistët, politikanët dhe qytetarët e shumtë uruan sopranon me famë botërore duke u shprehur se ndjehen krenarë.Çmimi prestigjoz 'Readers Award' me të cilin u nderua sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka emocionuar shqiptarët në mbarë botën. Artistë dhe politikanë shqiptarë përmes rrjeteve sociale kanë uruar sopranon e mirënjohur.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e shumë politikanë të tjerë kanë uruar Jahon për këtë fitore.Për drejtorin e Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni, Sopranoja Ermonela Jaho është shembulli që cdo artist i ri duhet të ndjekë në karrierën e tij.Ilir Kërni: “Ka patur shumë votim për Ermonelën sepse është një nga talentet aktualisht më të mëdha në botë.Mendoj se është eventi më i madh i vitit 2016, jo vetëm nga pikëpamja artistike por edhe më gjërë se sa kaq”.Ndërkaq studentët e sopranos me famë botërore ndjehen krenarë për çmimin që konsiderohet si "OSCAR" i Operas.Studente: “Çmimin e ka plotësisht të merituar dhe mund të them se unë tashmë jam pjesë e produksionit, do jem në “Romeo and Juliette”. Ajo ishte personi i parë që besoi se unë mund ta bëja Romeon e më shtyu për ta studiuar dhe për ta provuar… dhe ja ku jam sot”.Studente: “Është shembull i jashtëzakonshëm. Është shembulli më i mirë për të treguar që një shpirt i madh, një pasion e një ëndërr e madhe të çon shumë larg”.Pas vlerësimit me çmimin prestigjoz Readers Award sopranoja ka falenderuar përmes rrjetit social Facebook të gjithë fansat e saj, duke i bërë një dedikim të veçantë atyre shqiptare:"Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë…..Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmone fitues… Ju dua të gjithëve!Ermonela Jaho triumfoi mes shumë zërave të tjerë operistikë nga mbarë bota, duke u vlerësuar maksimalisht nga votat e publikut ndërkombëtar. Performanca e saj në skenë para marrjes së çmimit ngriti në këmbë publikun dhe e përloti atë. Në faqen e Twitterit të Opera Awards 2016 është shkruar: Të gjithë në lot pas performancës së Ermonela Jahos "Mamma usciva da casa"./Oranews.tv/