Helidon Haliti ‘pushton’ fasadat e muzeve të famshëm të Kinës

Një prej veprave të piktorit të njohur shqiptar, Helidon Haliti, është përdorur si imazh i bienales më të madhe të Kinës “Shenzhen Watercolor Bienal 2015”. Kjo është ndalesa e dytë e kësaj ekspozite shëtitëse, e cila do të udhëtojë në gjashtë qytete të mëdha të Kinës.Në të gjitha këto ekspozita, posteri kryesor i bienales që do të veshë dhe lajmërojë artëdahësit kinezë për ndalesën e radhës së këtij evenimenti të rëndësishëm ndërkombëtar, do të jetë me akuarelin e piktorit Haliti.Vetë piktori Haliti në një postim në “Facebook”, tregon fotot e pikturës së tij në posterin kryesor të bienales së akuarelit në Kinë. Kjo është një pikturë e bërë nga artisti i njohur shqiptar në qytetin e Pogradecit.Aktualisht ekspozita është e hapur në Wuhan Art Museum, provinca Hubei në Kinë nga data 12-29 maj 2016.13249382_10153821457490186_190305711_n 13245988_10153821457500186_378249221_n 13233487_10153821457495186_1324036864_n 13227946_10153821457485186_565460160_n 13220117_10153821457505186_1269037822_n