Kujtim Çashku çmim në Nju Jork, "Doktor of Letters Honoris Causa"

Kineasti shqiptar, aktivisti i të drejtave të njeriut, rektorit dhe themeluesi i Akademisë së Filmit dhe Multimedias, MARUBI, Kujtim Çashku është nderuar me  titullin e lartë "Doktor of Letters Honoris Causa" në Nju Jork. Ky titull i Kujtim Çashkut iu dorëzua gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit Utica College ku të pranishëm ishin rreth 5 mijë persona.Presidenti i Utica College, Todd Hutton,vlerësoi Kujtim Çashkun për karrierën dhe personalitetin e tij.Ai e cilësoi drejtorin e festivalit për të drejtat e njeriut në Shqipëri si një personalitet i njohur ndërkombëtarisht, duke u ndalur në faktin se është një regjisor i njohur dhe aktivist i të drejtave të njeriut që ka marrë disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për kontributin e tij.Çmimi “Honoris causa” Kujtim Çashkut iu dorëzua nga Presidenti i Utica College, Todd Hutton./Ora News/