Koleksioni fotografik i Edith Durham prezantohet në Muzeun “Marubi”
Koleksioni fotografik i Edith Durham u prezantua në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Albanologu, Robert Elsie, pas lejes nga Instituti Mbretëror Antropologjik, ka arritur t’ju japë shqiptarëve nga tri trojet, jetën në vitet 1903-1913.Në pranverën ose verën e vitit 1900, para udhëtimit të saj të parë në Ballkan në gusht të atij viti, Edith Durham bleu një aparat të vogël fotografik të markës Kodak Brownie. Me sa duket, aparatet e firmës Kodak i ka marrë me vete në të gjitha udhëtimet e saj në Ballkan.Në Londër, pas udhëtimeve, Edith Durham iu prezantoi fotografitë e saj anëtareve të Institutit Mbretëror Antropologjik (Royal Anthropological Institute) ku ishte edhe vetë anëtare, dhe veçanërisht para anëtarëve të Shoqatës Anglo-Shqiptare të cilën e kishte themeluar.Pas vdekjes së saj, pjesa më e madhe e koleksionit ruhej në Institut, si të thuash në harresë, por ka edhe fotografi të tjera në Muzeun Britanik në Londër, dhe në Muzeun Pitt Rivers në Oksford.
