Hapet panairi i librit në Fier, 6 mijë tituj në tre ditë
Rreth 6 mijë tituj librash, nga të cilët 1 mijë të rinj, do prezantohen për qytetarët e fierit në 3 ditët e panairit kombëtar të Librit, i cili ka çelur siparin mesditën e së premtes.Janë rreth 100 shtëpi botuese që kanë sjellë autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe trevat e tjera shqipfolëse.Akademiku i njohur Ali Aliu i cili e ndjek nga afër këtë aktivitet pohon se shkrimtarët po bëjnë atë që nuk ka mundur ta bëj dot politika në gjithë këto vite, bashkimin e shqiptarëve.Prof. Aliu: Pretendimi është një unifikim që letërsia e ka filluar dhe ka ecur më përpara se fushat e tjera me një seri botimesh të një formati evropian. Mandej, janë tryezat shumë interesante për vëllimet poetike.Organizatorët e panairit të librit, thonë se këto tre ditë do mbahen dhe konferenca shkencore për Dritëro Agollin, Shekspirin, etj.Majlinda Rama, organizatore e panairit: Nuk ka një ndasi kufijsh gjeografik. Letërsia shqiptare është një. Ne kemi në fokus edhe disa konferenca shkencore që të promovojë edhe ata autorë që i kanë dhënë emër letërsisë shqipe.Panairi i librit në Fier, do të qëndrojë i hapur deri mbrëmjen e 8 majit./Ora News/