Ismail Kadare nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”
Presidenti Bujar Nishani i ka akorduar shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e flamurit kombëtar.Në fjalën e tij Presidenti vlerësoi veprën dhe kontributin e shkrimtarit në letërsi jo vetëm atë shqipe por edhe botërore.Për shkrimtarin nderimi i bërë nga Presidenti është jo vetëm për të por letërsinë e kulturën shqipe.Presidenti Bujar Nishani ka nderuar me dekoratën e Flamurit Kombëtar shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare. Në Konferencën Ndërkombëtare me titull "Shekulli i Kadaresë", kreu i shtetit theksoi se vepra e shkrimtarit Kadare nuk i përket vetëm kombit shqiptar por mbarë botës. Megjithatë Nishani pohoi se ky dekorim i Kadaresë është i vonuar:Bujar Nishani: “Dekorata e Flamurit Kombëtar për ju Z.Kadare mbase është e vonuar, fshehur hallesh , kontradiktash e rrëmujash shqiptare, aq të kritikuara nga ju te mosmarrëveshja. Por jemi të vetëdijshëm se çfarëdo e me sado dëshirë t’ua japin institucionet shqiptare është pak përballë përjetësisë që na keni falur me veprën tuaj madhore. Jo veç ne, por dhe trashëgimisë shpirtërore të mbarë botës”.I emocionuar nga ky vlerësim, Shkrimtari Ismail Kadare ia dedikoi dekoratën e lartë, mbarë letërsinë e kulturën shqiptare:Ismail Kadare: “Jam i prekur nga ky nderim, që për fat të mirë në vendin tonë i cili ka shpesh çoroditje e turbullira, është mjaft konstante nderimi për kulturën dhe për njerëzit që e krijojnë atë”.Në konferencën ndërkombëtare me titull"Shekulli i Kadaresë" organizuar nga akademia e shkencave, pjesëmarrësit përkthyes e studiues nga e gjithë Europa, vlerësuan rolin që zë vepra e Kadaresë në Shqipëri dhe në botë.
