Shpallen 12 fituesit e fondit të përkthimit letrat 2016
Ministria e Kulturës ka shpallur dje listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2016.Më poshtë është lista e 12 fituesve ku përfshihen shtëpitë botuese, si dhe autorët e librave të përkthyer.Këtë vit, janë mbështetur 17 projekte të lidhura drejtpërsëdrejti me librin dhe botimet. Nga 37 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 12 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), është themeluar dy vite më parë (2014) dhe nxit mbështetjen financiare të përkthimeve të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë evropiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, “në nxitjen e përkthimin cilësor dhe promovimin e tij si një nga format më të rëndësishme artistike të shprehjes letrare”.“Fondi për Përkthimin Letrar synon njëkohësisht t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre. Përmes FPL-s Ministria e Kulturës kujdeset që të vendoset standardi i respektimit të së drejtës së autorit si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur”, njofton Ministria e Kulturës.
Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.