“Ballkanfila 2016”, ekspozita e pullave
Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe Postës Shqiptare në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve është çelur ekspozita “Ballkanfila 2016”Ekspozita vjen në kuadër të 103 vjetorit të pullës së parë kombëtare shqiptare nëpërmjet së cilës startoi koleksioni filatelik shqiptar.Thimi Nika, Filatelist: Ne zgjodhëm datën e 103 vjetorit të kësaj pulle, për të bërë ekspozitën. Në këtë ekspozitë, për herë të parë marrin pjesë nga Shqipëria 19 filatelistë. Nga këta, një pjesë janë të rinj dhe ne duam që të vazhdojë kjo traditë.Në ekspozitë janë vendosur rreth 350 korniza, ku pjesëmarrës janë filatelistë nga vende të Ballkanit, por edhe Rusia e Ukraina.Ekspozita ekspozon evoluimin e pullave shqiptare ndër vite, deri në ditët e sotme.Nika: Pulla e parë shqiptare u bë nga Lef Nosi dhe ajo u stilizua më pas artistikisht. Pullat tona janë shumë të bukura. Këtu kanë kontributin e tyre dhjetëra e dhjetëra piktorë.Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më datë 9 maj./Ora News/