Subvencioni për energjinë i rikthehet për shqyrtim Këshillit të Ministrave

Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë i ka kthyer për rishqyrtim Këshillit të Ministrave, projektligjin "për ndihmën dhe shërbimet shoqërore" që subvencionon energjinë elektrike për 82 mijë familje me minimum jetik.Ky projektligj ka ngjallur debat mes deputetit Gert Bogdani dhe zv/ministrit të Energjisë  Ilir Bejtja duke argumentuar pikëpamje të ndryshme për cështjen e subvecncionimit me kupon.Bogdani: Problemi nuk është ne menaxhimin e skemës, problemi është në radhë të marë në menaxhimin e lekut sepse ka burokraci dhe ka vështirësi prandaj vjen edhe propozimi me ulje te kilovatëve. Bejtja: Formula e propozuar nuk është ligjërisht e drejtë. Pra ne nuk mund t’i themi një ndërmarrje që nuk punon me fondet të buxhetit të shtetit, bën biznes njëlloj si të gjitha kompanitë e tjera në treg që të lerë pa marrë një pjesë të energjisë elektrike.Edhe zv ministrja e Financave Irena Beqiraj doli kundër idesë së deputetit demokrat.Beqiraj: Këtu jepet në kupon, por ju them zotërinjve që dhet tëjetë në vlerë. OSHEE është një kompani e cila rregullohet me ligjin e shoqërive tregtare edhe pse pronar është shteti. Vlera e faturës që ajo faturon është baza e të gjithë raportimit financiar të saj.Sipas Ministrisë së Financave, cështja e shumës së subvencionimit duhet të zgjidhet vetëm me VKM ndërsa nëse skema e subvencionimit çalon, atëherë as kuponi nuk mbetet zgjidhje e përshtatshme.Beqiraj: Do të duhet të sigurohemi se cila duhet të jetë siguria e këtij kuponi sepse është një letër me vlerë që nuk do të bëhet një skemë abuzimi.