10 përqind e popullatës e prekur nga aritmia, ndihma e parë masazhi kardiak

Aritmia shkaton numrin më të madh të vdekjeve në popullatë dhe shumica e njerëzve e lidhin këtë me infaktin. Mjekët thonë se nëse do të dininit qytetarët të japin ndihmën e parë statistikat do të ishin më të ulta. Më të predispozuar për tu prekur nga aritmia janë të sëmurët me diabet, nga gjendra tiroide por dhe ata që përjetojnë vazhdimisht stres.Të dhënat tregojnë se 10% e popullatës në botë humbin jetën për shkak të aritmisë, statistikë kjo edhe për Shqipërinë. Presidenti i shoqatës botërore të aritmisë Masimo Santini tha se në Shqipëri duhen investime për trajtimin e të sëmurëve me aritmi, ndërsa me shqetësim shihet edhe pamundësia për tu kuruar për shkak të kostove të larta.Martina Vevecka, presidennte e shoqatës së kardiologjisë dhe Din Abazaj, kreu i urdhërit të mjekut thanë se takimet e kardiologëve shqiptar dhe të huaj janë një shkëmbim experience dhe mjekët kardiologe duhet patjetër të trajnohen për metodat e reja.Masazhi kardiak është ndihma e parë që do të shpëtonte një person nga vdekja në raste të shpeshtimit apo ngadalësimit të rrahjeve të zemrës dhe në anën tjetër konsulta të menjëhershme tek mjeku.