Meta me investitorë italianë, premton krijimin e agjencisë së eksporteve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim në një biznes të sektorit prodhues industrial, e cila përpunon materiale metalike për ndërtim, të drejtuar nga një investitor italian.
Në këtë takim Meta theksoi se duhet reflektuar në këtë drejtim për t’i dhënë më shumë mbështetje zhvillimit dhe inkurajimit të bizneseve të huaja, sidomos ata italianë të cilët për shkak të krizës e kanë rritur vëmendjen e tyre për t’i transferuar bizneset në Shqipëri.“Ishte një kënaqësi e veçantë për të vizituar sot një investim tepër serioz të një investitori italian, i cili me shumë guxim ka krijuar të gjithë infrastrukturën me përpjekjet e tij, që nga rruga e cila ende mbetet e vështirë, që nga energjia dhe të gjitha shërbimet e tjera, duke realizuar në këtë mënyrë një sipërmarrje të suksesshme, e cila jo vetëm ka punësuar mjaft njerëz këtu, por njëkohësisht e cila eksporton për tregun italian dhe evropian, duke treguar se si mund të ecet përpara. Njëkohësisht duke na bërë për të reflektuar më shumë për ndihmën dhe mbështetjen që duhet të japim sidomos në drejtim të zhvillimit dhe inkurajimit të investimeve të huaja në vendin tonë, duke u krijuar lehtësira të vërteta dhe të prekshme të gjithë investitorëve në mënyrë të veçantë atyre italianë, të cilët për shkak edhe të krizës dhe të taksave në rritje në Itali, e kanë rritur vëmendjen për të transferuar aktivitetet e tyre në vendin tonë”, tha ai.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se LSI do të krijojë parqe industriale dhe zona të lira ekonomike si dhe do të lehtësojë ë mënyrë totale tatime dhe taksat për një periudhë 5-vjeçarë të gjithë këto biznese në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, shtimi i vendeve të reja të punës. Ai u shpreh se krijimi i Agjencisë së Eksporteve është një objektiv i rëndësishëm i LSI-së.“Ndaj edhe angazhimi ynë është për të krijuar menjëherë parqe industriale dhe zona të lira ekonomike, të cilat do të ofrojnë të gjitha lehtësirat infrastrukturore, por njëkohësisht edhe që do të bëjnë të mundur lehtësimin total edhe nga tatimet dhe taksat për një periudhë 5-vjeçare me qëllim kryesor rritjen e punësimit si impaktin e menjëhershëm dhe më të rëndësishëm në gjithë ekonominë e vendit dhe në gjithë zhvillimin social”, vijoi ai.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi se është e rëndësishme për LSI-në dhe është e të angazhuar në planin e saj prej pesë pikash për punësimin në mënyrë të veçantë për të krijuar këto lehtësira për investitorët e huaj, por edhe për ata vendas.“Po kështu një lehtësi e veçantë, e specifikuar qartë në planin tonë për punësimin me qëllim nxitjen e investimeve të huaja, është pikërisht bërja zero e taksave dhe tatimeve për të gjithë bizneset e reja të huaja të cilat investojnë për një periudhe 5-vjeçare deri në 30 milionë euro. Dhe përsëri interesi kryesor është realizimi i këtyre investimeve në vend dhe rritja e menjëhershme e punësimit”, tha Meta.Sipas tij rimbursimi automatik i TVSH-së do t’i japi fund një herë e përgjithmonë problemit të jashtëzakonshëm që kanë të gjithë bizneset me administratën tatimore, ku ato kurrë nuk rimbursohen ose rimbursohen në mënyrë selektive dhe tepër të vonuar.“Unë besoj se plani ynë për punësimin është rruga më e shpejtë për të vënë Shqipërinë në punë, për të inkurajuar investimet vendase, investimet e huaja për të cilat kemi aq shumë nevojë dhe për këtë ne do të bashkëpunojmë gushtë me të gjithë investitorët dhe sipërmarrësit vendas dhe të huaj sepse kjo është e domosdoshme për të vënë Shqipërinë në punë, për të hapur vende të reja të punës”, tha ndër të tjera në takimin e zhvilluar në një biznes në sektorin prodhues të drejtuar nga investitorë italianë, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.