Moti i keq, pezullohet puna në portin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2013, 08:38
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga kushte të keqia atmosferike, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fuqishme. Kjo situatë, ka bërë që të pezullohet puna në disa sektore në portin e Durrësit, ndërsa është bllokuar edhe lëvizja e anijeve të vogla dhe atyre tregtare.Anijet nuk lejohen të dalin në det të hapur pasi forca e detit ka shkuar deri në 6 ballë. Gjithashtu si pasojë e motit të keq ka vonesa edhe në nisjen dhe mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit.Kapiteneria e portit bën më dije se përkeqësimi i kohës është ndjerë më së shumti përgjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërsa thekson se po mbahen nën kontroll edhe anijet në radë.