Berisha sot në Kukës, prezanton kandidatët dhe inaguuron rrugë

Kryeministri Berisha do të vijojë edhe sot me inagurime rrugësh dhe prezantim të kandidatëve të Partisë Demokratike në rrethe.Paraditen e sotme, ai do të prezantojë kandidatët për deputetë të qarkut të Kukësit ndërsa në orën12:30 do të inaugurojë rikonstruksionin e rrugës Rrëshen-Urakë.Nga ky investim me vlerë 1.31 miliardë lekë përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth 15 mijë banorë të komunave Kthellë, Rukaj, Selitë dhe Lurë. Rruga, me gjatësi 18.7 kilometra, përbën lotin e parë të segmentit rrugor Rrëshen-Burrel. Së bashku me segmentin  Urake – Ura e Shoshajve, Burrel do të plotësojnë lidhjen midis rrugës së Kombit dhe rrugës së Arbrit, do të sigurohet për herë të parë lidhja midis rretheve të Mirditës dhe Matit.Rruga, që fillon në dalje të qytetit të Rrëshenit dhe kalon nëpër fshatrat Tarazh, Prosek, Perlat Qendër të komunës Kthellë dhe përfundon në fshatin Urakë të komunës Rukaj, do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë e pemëtarisë, në zhvillimin e turizmit malor, veçanërisht në Parkun Kombëtar të Lurës.