KQZ, Lleshi pret delegacionin e OSBE-së, Roberto Battelli e Andreas Northelle

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi ka pritur në ambjentet e KQZ-së delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Battelli, Koordinator Special i caktuar nga Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe z Andreas Northelle, Përfaqësues Special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i Delegacionit me Kryetaren e KQZ-së në kuadër të drejtimit të një Misioni Vlerësues (NAM) lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të datës 23 qershor.Kryetarja e KQZ-së u ka uruar mirëseardhjen z. Roberto Battelli dhe z. Andreas Northelle si dhe i ka njohur ata me punën që KQZ ka bërë që nga konstituimi i tij.Nga ana e tyre, z. Roberto Battelli dhe z. Andreas Northelle e kanë falenderuar Kryetaren për mikëpritjen dhe pasqyrimin e punës së bërë nga ky institucion për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.