Mungon mjeku në llixhat e Elbasanit, cënon shëndetin e pacientëve dhe turizmin

Qendra Termale e llixhave në Elbasan një nga më të mëdhatë në vend, vuan mungesën e mjekëve specialistë duke rrezikuar jetën e pushuesve që vijnë për kurim.Llixhat e Elbasanit njihen si zona kurative të shumë sëmundjeve reumatizmale, artroza, sëmundje të sistemit nervor, gjinekologjik, enëve të gjakut, aparatit tretës, etj.Pranvera dhe vjeshta janë stinët që popullojnë llixhat e Elbasanit, kjo për faktin se vlerat kurative të ujrave termale, japin efekt në muajt prill-maj dhe gusht-tetor.Mjeku i vetëm i komunës Tregan, Hysni Pepa, ku përfshihet edhe zona Llixhës u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë, për vendosjen e mjekut në hotelet, në të kundërtën tu hiqet licenca e ushtrimit të veprimtarisë sepse jeta e pushuesve janë në rrezik.Pronarët e hoteleve shprehen se problemi qendron tek mungesa e një bashkveprimi midis institucionëve shëndetësore dhe pronarëve të hoteleve për vendosjen e një mjeku specialistë rematologu në qender afër pikave ku bëhen banjot, sepse turizmi është sezonal dhe nuk janë mundësitë financiare që ta punësojnë gjatë gjithë vitit një mjek.