Kukës, plagoset me armë kryetari i degës së PD-së në fshatin Shtiqen

Plagoset me armë zjarri kryetari i degës së PD-së në fshatin Shtiqen të Kukësit, Bujar Shehu.Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate, kur Shehu po kthehej me makinë për në banesën e tij në fshatin Shtiqen.Persona të panjohur e kanë qëlluar me automatik Shehun dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja.35-vjeçari ka marrë 4 plumba dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë.Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së kryetarit të PD-së së fshatit Shtiqen I cili njëkohësisht është edhe drejtori i Bordit të Kullimit të rrethit të Kukësit.Ndërkohë policia e Kukësit po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë.