“Gener2”: Veliaj të distacohet nga klientelizimi; Mazniku: Konflikti jo me kompaninë

Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjen e ndërtimit të pallatit 17 katësh në zonën e digës së liqenit për të shtyrë seancën gjyqësore për kërkesën e kompanisë për shfuqëzimin e pezullimit të punimeve, ka reaguar shoqëria e ndërtimit “Gener 2”. Avokatja e kompanisë i kërkoi kryetarit të Bashkisë të distacohet nga interesat, sipas saj klinteliste, ndërsa tha se ndërtimi i objekti mban firmën e Edi Ramës si kryetar Bashkie në vitin 2008. Ndërsa Bashkia e Tiranës, nëpëmjet nënkryetarit Arbjan Mazniku tha se nuk ka asnjë konflik me kompaninë, por po mbron interesat publike.Shoqëria e ndërtimit “Gener 2”, që ka nisur punimet për ndërtimin e objektit 17 katësh në zonën e digës së liqenit, ka reaguar pas qëndrimit me protesta të Bashkisë së Tiranës dhe aktivistëve të shoqërisë kundër këtij ndërtimi.Sipas avokates së shoqërisë së ndërtimit “Gener 2”, Mine Progonati, leja e ndërtimit shumë katësh mban firmën e kryeministrit Edi Rama, atëhere si kryetar Bashkie, ndonëse nuk e publikoi për median një dokument të tillë, duke u mjaftuar me këtë deklaratë për shtyp.Mine Progonati: I kërkojmë Zotit.Veliaj të distancohet nga interesat klienteliste dhe të lejojë organet kompetente të marrin vendimet e tyre në bazë të ligjit dhe të fakteve. Ky projekt i miratuar nga Bashkia Tiranë, me ish-kryetar Bashkie zotin. Edi Rama, parashikon ndërtimin e objekteve me lartësi prej 35 deri në 45 kate. Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka hedhur firmën e tij në këtë projekt në vitin 2008, duke e mbrojtur atë si një kryevepër të kohës moderne të projektuar nga studioja me famë botërore Winy Maas.I ftuar në studion e Ora News, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku tha se qëndrimi i Bashkisë nuk është në konflikt me kompaninë, por mbron interesin e publikut.Mazniku: Kjo nuk është një çështje me kompaninë, kjo është një çështje me sistemin e drejtësisë dhe është një çështje me faktin që ne të gjithë si qytetarët të këtij vendi, përfshirë dhe institucionet publike siç është Bashkia Tiranë, kanë nevojë që të kenë një sistem drejtësie që të japë drejtësi të mirëfilltë, të vërtetë, të paanshme dhe të pa paragjykuar.Bashkia e Tiranës thotë se këtë çështje do ta ndjekë deri në instancat më të larta gjyqësore për të ndaluar ndërtimin e objektit, ndërsa firma ndërtuese tha se projekti realizohet në një pronë private dhe nuk cënon hapësirat e gjelbërta apo ambjentet publike në këtë zonë./Ora News/