Vdekja e dy fëmijëve në Kavajë, Haxhinasto: Inkurajoj hetim të plotë të shkakut
Nga Rrogozhina ku mori pjesë në inaugurimin e rrugës Rrogozhinë-Peqin-Elbasan, financim 5.7 ml euro nga BE, Ministri i Transportit komentoi dhe aksidentin e rëndë të disa ditëve më parë ku humbën jetën dy të mitur motër e vëlla. Haxhinasto tha se inkurajon Prokurorinë për hetim të thellë të shkaqeve të aksidentit tragjik.Ministri i Transportit ka inkurajuar hetim të thellë për aksidentin në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç, motër e vëlla dhe u plagosën nëna e tyre dhe fëmija tjetër 1 vjeç. Në vendin ku ndodhi aksidenti mungonin ndarëset anësore metalike.Haxhinasto: Ka një hetim për këtë. Institucionet e specializuara janë duke bërë një hetim. Inkurajimi nga ana ime është që hetimi të jetë i thellë dhe i plotë.Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i shoqëruar nga Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ishin të pranishëm në inagurimin e aksit rrugor Rrogozhinë-Elbasan.Kjo rrugë tërësisht e re, është ndërtuar me fondet e BE dhe në projekt është përfshirë edhe një nënkalim.